Dëshmia në faqen e Olti Currit/ Logoja e 100-vjetorit të Tiranës është e kopjuar

Me rastin e 100-vjetorit, Bashkia e Tiranës shpalli një konkurs të hapur për përzgjedhjen e një logoje të re, identifikuese për kryeqytetin. Të gjithë ata që kishin një ide dhe krijim konkret, u votuan ‘online’ pas publikimit të punëve në rrjet.

Ishte kompania ‘Karrota’ ajo që u përzgjodh nga publiku me logon e saj, por sipas disa fotove që po qarkullojnë në rrjet, ky punim nuk duket të jetë krejtësisht origjinal. I pari ka qenë Olti Curri ai që ka sjellë në vemendje një fakt të tillë, duke publikuar dy imazhe krahasuese. Nuk ka ende një prononcim nga Bashkia lidhur me këtë çështje dhe nuk dihet ende nëse kjo logo do të vijojë të mbajë statusin e vendit të parë nga konkursi.

Olti-3

Mbetet për të parë se çfarë vendimi do të merret pas kësaj… /News31.al