Miq e familjarë përcjellin për në banesën e fundit Xhevdet Ferrin

Aktori legjendar Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare, si shkak i një sëmundje të rëndë Ditën e sotme, familjarët, miqtë e të njohur e kanë përcjellë për në banesën e fundit.

Familja respektoi vendimin e tij për të mos bërë një ceremoni shtetërore, por gjithçka të ishte brenda rrethit familiar dhe të miqve.

Xhevdet Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role). Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit deputon në vitin 1980 ne “Skëterrë ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës se Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilësi te tjera interpretive si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i e Pali në “Besa e kuqe” (1982); Sandri në “Vendimi” (1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Xhevdet-2 Xhevdet-3 Xhevdet-4 Xhevdet-5 Xhevdet-6 Xhevdet-7 Xhevdet-8 Xhevdet-9 Xhevdet-10