“Doja t’ia largoja, ai e shtynte më fort”, aktori tregon si Albano Bogdo i futi duart në vend të keq: Turp të të vijë, pervers
Visjan Ukcenaj dhe Albano Bogdo prej vitesh aktrojnë së bashku në skenë.
Duket se aktorët janë bërë të pandashëm, ndërsa nuk kanë munguar as momentet e sikletshme mes tyre.
Një ndër tyre e ka rrëfyer Ukcenaj, i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.
Ai tha se ishte një moment në skenë kur Albano i fuste duart në vend të keq teksa publiku po i shikonte.
Ndonëse tentonte t’ia largonte dorën, kolegu i tij e shtynte më tej.
Mes batutave dhe humorit ju drejtua Albanos duke i thënë: Turp të të vijë, pervers.
“Ka qenë një moment tjetër me Albanon ku po fshiheshim dhe ishim përqafuar me njëri-tjetrin dhe ai kalon dorën mbrapa e donte të bënte një gjest që publiku po e shikonte. Nuk lëviza dot se doja ti largoja dorën ai e shtynte më fort, unë largo dorën ai e shtynte. Albano një pervers që donte të më fuste dorën në vend të keq. Turp të të vijë,”- tha ai.