Është vetëm 6-vjeç dhe ka të dashur, vajza e Kim Kardashian tregon djalin që i rrëmbeu zemrën në një video duke…

North West po merr me shpejtësi tashmë famën e nënës së vet Kim Kardashian me pamjen dhe stilin e saj të lezetshëm. Dhe ndërsa jeta e saj është e gjitha në fokus të mediave rozë, North zbuloi një detaj.

6-vjeçarja ka një të dashur, Caiden Mills vetëm 8-vjeç.

Në postim e tyre të parë në TikTok, ylli në rritje i klanit të Kim Kardashian publikoi një video duke kërcyer me të ashtuquajturin të dashur.

Caiden është djali i reperit të njohur Consequence.

Kim-2

Të dy po kërcenin këngën e famshme, që është bërë virale në mediat sociale, Oh Nanana të Bonde R300.

Kim prej kohësh në fakt ka pranuar që North nuk di të kërcejë, duke pohuar se ka trashëguar lëvizjet e babit të saj, Kanye West.

Ajo ka mohuar se vajza e saj është në një lidhje me Caiden, pavarësish faktit se qëndrojnë shumë së bashku dhe se Consequence është prej shumë kohësh mik i Kanye.

Kur u pyet për thashethemet në shkurt Kim tha: “Ajo nuk ka një të dashur. Si mundet? Ajo është 5-vjeç.”

Gjithçka nisi pasi Caiden bëri marrëdhënien e tij me North zyrtare ne Instagram në një postim ku shkruante: “Babygirl shihemi së shpejti.”

Nuk dihet ende se si do jetë e ardhmja për këtë “çift” të vogël.