Nga muaji i parë tek i nënti, Fatma Methasani ndan fotot më të bukura gjatë pritjes së ëmbël
Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Fatma Methasani është në pritje të ëmbël prej disa muajsh.
Ajo ka publikuar herë pas here foto të ndryshme nga momentet më të ëmbla të shtatëzënisë pranë partnerit të saj, Alfio Rrotani.
Disa orë më parë, Methasani ka ndarë një pamje të barkut të saj dhe ndryshimit që ka ndodhur me të për 9 muaj rresht. “Nga muaji i parë tek i nënti”, ka shkruar Fatma krah fotos së publikuar në ‘Instastory’.
Kujtojmë se moderatorja ka zbuluar dhe dhuratat e para që ka marrë për pritjen e ëmbël, ndërsa tani me siguri duhet të jetë duke përjetuar momentet më të veçanta teksa pret që fryti i dashurisë së saj dhe Alfios të vijë në jetë./revistawho.com