Kriza në familjen mbretërore, Mbretëresha përjashton Meghan Markle nga takimi
Meghan Markle nuk është thirrur në mbledhjen për krizën që ka pushtuar familjen mbretërore. Mbledhja u mbajt nga Mbretëresha Elizabeth II të hënën, tha një burim për CNN të martën.
Pritej që Meghan të thirrej në takimin e Mbretëreshës me Princin Charles, William dhe Harry në lidhje me vendimin e këtij të fundit për mos qenë më anëtar i familjes mbretërore së bashku me bashkëshorten e tij.
Pas një diskutimi, Dukesha dhe Duka i Sussex vendosi se nuk ishte e nevojshme që ajo ti bashkohej diskutimit.
Takimi u mbajt në Sandringham Estate në Norfolk. Ndërsa Meghan aktualisht është në Kanada, së bashku me djalin Archie.
Në një deklaratë të lëshuar pas takimit, Mbretëresha tha se familja do të preferonte që çifti të mbeteshin anëtarë me kohë të plotë në familjen mbretërore, por që respektojnë vendimin dhe dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.
Mbretëresha ra dakord për një “periudhë tranzicioni” ndërsa detajet për rolin e tyre të ri janë bllokuar, njoftoi familja.
Harry dhe Meghan do të kalojnë kohën e tyre në Britaninë e Madhe dhe Kanada gjatë kësaj periudhe.