Agnesa Vuthaj mohon lidhjen me indianin në kërkim, por nuk justifikon dot luksin e shfrenuar si eksperte marketingu

Ish-missi Agnesa Vuthaj reagoi dje pas lajmit se ajo është në një marrëdhënie me miliarderin indian, Chetaan Sandesara. Sandesara, 57 vjeç, është 23 vite më i madh se Agnesa dhe për më tepër, është në kërkim nga policia në Indi. Biznesmeni është i akuzuar për mashtrim. Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave me rrreth 600 milionë euro. E pas përhapjes së lajmit, me një shënim të gjatë në Instagram, Vuthaj u përpoq të hidhte poshtë lajmin se mes saj dhe miliarderit ka një lidhje dashurie, duke shpjeguar se thjesht ka raporte pune me të, duke qenë se punon për kompaninë e tij. Ndërsa publikoi dhe një video me bashkëshorten e miliarderit indian, ish-miss Kosova ka sqaruar se në udhëtimin me avion privat ishte prezente dhe vet ajo.
Duke shprehur indinjatën e saj për publikimin e një lajmi të tillë, në fund të reagimit të saj Agnesa thotë se nëse do të zgjidhte një të dashur miliarder, do të ishte djali i Sandesara, si trashëgimtari i vetëm i një nga familjet më të pasura në botë, por thekson se gjithsesi qëndron tek kombësia shqiptare për partnerin e jetës. Por edhe pse e shpalli veten “single”, portalet nuk vonuan me detaje të tjera që zbulojnë fakte rreth lidhjes së fshehtë të Agnesa Vuthaj me biznesmenin Indian. Ishte Magazina.al që raportoi se zemrën e Agnesës e ka rrëmbyer biznesmeni Sandesara, i cili është 23 vite më i madh se ajo. Lidhja e saj me Sandesara dëshmohet edhe nga udhëtimi i saj me avionin privat të 57-vjeçarit, në një video publikuar nga media online, ku Agnesa e xhiron dhe duke i thënë “Thuaj diçka” në gjuhën angleze. Gjithashtu media shtoi se ishte pikërisht ish-Missi që në fillim të vitit 2019-ës i mundësoi një takim biznesmenit indian në zyrën e kryeministrit kosovar në largim Ramush Haradinaj. Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si “përfaqësues i Sandesara Group nga Nigeria”, por ai ka një histori mashtrimi dhe ikje nga shteti i tij amë, India. Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave.
Tani biznesmeni jeton në Nigeri, vend ky që është vizituar nga bukuroshja shqiptare. Po le të ndalojmë tek pasuria e Agnesa Vuthaj, dhe luksi i shfrenuar nga veshjet e deri e tek udhëtimet, para të cilat ajo pretendon se I fiton nga puna si eksperte marketingu. Një vajzë që përpiqet t’i ikë vëmendjes publike me gjëra vanitoze, kësaj here nuk mundi sepse rrobat dhe aksesorët e saj shprehin më shumë se sa ajo tenton të fshehë, shkruan Prive. Pasi asjo reagoi publikisht për lidhjen e përfolur me një biznismen indian duke deklaruar se punon për kompaninë e biznesmenit indian si ndërmjetëse dhe ka raporte të shkëlqyera kolegiale me të dhe familjen e tij, ajo që mori vëmendjen përsëri ishte një postim në llogarinë e @what.they.wearin në Instagram ku publikuan markat dhe çmimet e veshjes së saj që në shikim të parë paraqet vetëm thjeshtësi. Si aksesor, ajo ka cantën Hermes Birkin 40 Fauce Matte Alligator Bag që kushton 85,700€. Një orë luksoze të markës Rolex Lady DateJust 28 me cmim prej 10,300€ dhe bylyzyk dore Love Bracelet, me 4 diamantë me vlerë prej 10,100€.
Chat Conversation End
Type a message…