Aktori i njohur turk i jep fund beqarisë, i propozon të dashurës gjatë pushimeve në Francë
Aktori i njohur, Akin Akinozu, i njohur për rolet e tij tek “Kryeqyteti Abdulhamid” apo së fundmi në rolin kryesor tek seriali i famshëm që po transmetohet në Turqi “Rejan”, ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Mediat turke raportojnë se gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Francë, Akin Akinozu i ka propozuar martesë partneres së tij Sandra Pestemalciyan dhe ajo ka pranuar.
Ai dhe partnerja e tij kanë 7 vite që njihen dhe 5 vite që janë në një marrëdhënie. Mendohet se dasma do të mbahet në verë dhe do të jetë një ceremoni sipas traditave turke.