“Motrat Vjollca nuk janë prezantuese”, Klevi Kadilli përfshihet në “sherrin” e moderatoreve: Të flasë Marina për Alketën është sikur …
Nuk ka mbetur pa u përfshirë në debatin që përfshiu katër moderatoret Alketa Vejsiun, Luana dhe Marina Vjollcën, dhe Xhemi Shehun, edhe prezantuesi Kelvi Kadilli.
Ai u shpreh se nuk i ka konsideruar ndonjëherë motrat Vjollca si prezantuese, pavarësisht punës, zgjuarsisë dhe ambiences që ka Luana, sipas tij.
I ftuar në emisionin “Thumb On”, Kelvi tha se të flasë Marina për Alketa Vejsiun është sikur të flasë vetë ai për Ardit Gjebrean.
“Motrat Vjollca nuk i kam konsideruar asnjëherë. Por me Xhemin nuk kam asgjë, e kam qejf, e kam xhan. Kurse ato nuk mendoj se janë prezantuese, as njëra as tjetra. Luana është e lezetshme, gocë simpatike, nuk ka ndonjë aftësi marramendëse për të bërë prezantim, e ka mësuar gjatë rrugës. Asnjëherë nuk është mbajtur si një prezantuese e mirë shqiptare, përveçse është mbajtur si showgirl. Luana Vjollca është një ikonë dhe nuk ka si ajo në Shqipëri. Është shumë e zgjuar dhe punëtore, sepse e kam parë vete kur punonim në të njëjtin ambient, ambicioze pafund dhe çdo gjë vetë e bënte, nuk ja heqim Luanës është shumë e mirë. Por tani Marina nga ana tjetër ka qenë, tani në Klanifornia dhe nuk më pëlqen kur fillon ulëret me të madhe atje. Tani ngjaj unë sikur shaj dynjanë, nuk shaj. Tani të dalë Marina dhe të thotë për Alketën, tani please. Është tani si të dal të flas unë për Ardit Gjebrean,”- tha ai.