“Çfarë mendon për Benardin?”, Xheni Mhillaj përgjigjet me vetëm një fjali
Pak ditë më parë, ish-banorja e ‘Big Brother Albania’, Xheni Mhillaj pohoi për të gjithë ndjekësit se historia e saj e dashurisë me Benardin vazhdonte, ndonëse kishte zgjedhur ta mbante të fshehtë për disa kohë. Pas këtij momenti 24-vjeçarja është shfaqur mjaft transparente me ndjekësit e saj, duke ju përgjigjur dhe pyetjeve të ndryshme prej tyre.
“Çfarë mendon për Benardin?”, ka qenë një prej pyetjeve që Xheni ka vendosur t’i përgjigjet në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
“Se është gjysma ime më e mirë”, ka pohuar Mhillaj duke theksuar se është shumë e dashuruar me partnerin e saj.
Ndër të tjera, Xheni i është përgjigjur dhe pyetjeve rreth operacioneve plastike apo punës së saj në Tiranë, duke treguar se prej disa kohësh ka vendosur të jetojë këtu./revistawho.com