Mund ta merrni me mend sa kushton një veshje e Leonora Jakupit në një ditë të zakonshme?

Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Leonora Jakupi ka dalluar gjithmonë për shijet e saj mjaft të veçanta.

Në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ndonëse postimet nuk janë të përditshme, mund të gjesh kombinimet dhe veshjet më të bukura të saj. Megjithatë sa mund të shpenzojë artistja për një ‘look’ të sajin?

Faqja ‘What They Wearin’ ka treguar me anë të një postimi se palltoja e Leonorës e veshur në një prej fotove të publikuara është e firmës ‘MaxMara’ dhe kushton 3700€, çanta ‘Channel’ 6200€ dhe çizmet ‘LouisVuitton’ 1.100€. Në total veshja e artistes shkon në shifrën 11.000€.

Jakupi duket shumë bukur me veshjen e saj dhe mjaft e kuruar. Kjo ka bërë që ndjekësit të lënë një sërë komentesh duke e komplimentuar në rrjetet sociale./revistawho.com