Shakira, jo dasmës me Piqué: “Dua të më shohë si frut i ndaluar”
Shakira ka rrëfyer motivin përse nuk do të martohet me qendërmbrojtësin e Barcelonës Gerard Piqué. Këngëtarja kolumbiane ka folur për historinë e saj të dashurisë me futbollistin spanjoll: të dy janë cift që nga 2011 e kanë dy fëmijë, Milan e Sasha. Duke folur në një transmetim amerikan Shakira ka rrëfyer: “Martesa më tremb shumë. Nuk dua që të më shohë si grua. Preferoj të më shohë si të dashurën e tij. Pak si një fryt i ndaluar”, ka shpjeguar këngëtarja joshëse.
“Dua ta mbaj të vëmendshëm, të mendojë se gjithcka është e mundur në bazë të sjelljes” – vazhdoi Shakira – “Nuk isha një e apasionuar pas futbollit, kështu që nuk e dija kush ishte. Por kur pashë videon mendova ‘ky djalë qenka i lezetshëm’. E pastaj dikush vendosi të na prezantojë”, kujtoi këngëtarja duke folur për mënyrën si ndodhi historia e tyre e dashurisë.