Pasi publikoi “Annën” – Roberti i përgjigjet Norës me një këngë dhe ka një mesazh: M’ka marr malli për dashnoren time…

Pak ditë më parë Nora Istrefi hodhi në treg këngën me titull “Anna”, në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe menjëherë u kthye në hit.

Në këngë Nora i kërkon Annës, që të mos i marrë partnerin.

Kënga thuhet se është dedikim për Robertin dhe këngëtari i është përgjigjur mjaft bukur.

Ai ka hedhur në treg këngën me titull “Dashnores” dhe duket si një diss për “Annën” e Norës dhe Gjikos.

Në një pjesë të këngës Roberti tregon se mendon vetëm për dashnoren e tij dhe kjo ka ngjallur shumë kuriozitet.