Rikthimi i Ledina Çelos në “Këndo Këngën Time”, artistja rrëfen projektet e reja
Nje mbrëmje jo si te tjerat ishte ajo e djeshmja ne Këndo Këngën Time ne Vizion Plus. Mbretëresha e mbrëmjes ka qene Ledina Çelo. Prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë, duke lene per pak kohe skenen e per t’iu përkushtuar familjes. Rikthimi ka qene sa i këndshëm aq edhe emocionues
Teksa ka dëgjuar disa prej këngëve me te bukura te repertorit te saj, Ledina Çelo ka sjelle ne rrëfimin e saj detaje te panjohura nga performancat ne skene, pengjet qe e kane munduar gjate jetes, mirënjohjen dhe dedikimet per bashkëpunëtoret si edhe premtimin per tu rikthyer se shpejti me projekte te reja.
Por mbrëmja e djeshme nuk pati vetëm muzike, por edhe surpriza te tjera. Moderatori i mbrëmjes, Ardit Roshi vendosi ti propozoje live te dashurës se tij te zemrës, Blerina Bajkos.
Ledina Çelo ishte qershia mbi tortën e madhe te muzikës qe ofruam per 11 jave çdo te enjte ne Këndo Këngën Time. Nata e 12-te, te enjten e ardhshme ne Vizion Plus do te jete nje show i vërtete ku do te keni mundësinë te ridegjoni këngët me te bukura te përzgjedhura nga vete këngëtaret më të famshëm ne çdo mbrëmje ku ata ishin protagonist.