“Do përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, moderatori i propozon live në emision partneres: Ajo tha… (VIDEO)

Emisioni “Këndo këngën time” mbrëmjen e së premtes është shoqëruar me emocione.

Moderatori i këtij emisioni Ardit Roshi zgjodhi pikërisht këtë skenë për ti propozuar live partneres së tij, Blerina Bajkos, vajzës së Agim Bajkot.

“Përpara se të vijë momenti për mbylljen e mbrëmjes dua një minutë për vete,”- tha ai.

Më pas ftoi në skenë partneren e tij për ti bërë surprizën emocionuese.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar me këtë program. Blerina eja të lutem. Unë jam njeri shumë privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me të gjithë. Mirëmbrëma e di që nuk ke mikrofon dhe nuk flet dot kështu që vetëm më dëgjo,”- tha moderatori.

Ardit-Roshi-2

Ndërsa ndodhej përballë partneres së tij Ardit Roshi i bëri asaj premtim e bukur.

“Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë,”- i tha ai përpara se të nxirrte unazën.

Ai u ul në gjunjë në mes të skenës dhe më pas i vuri unazën në gisht bashkëshortes së tij të ardhshme.

Pasi Blerina pranoi propozimin çifti u puthën dhe i thanë “të dua” njëri-tjetrit.

“Ju prezantoj me Blerina Bajkon, është e fejuara dhe nusja ime tani,”– u shpreh moderatori.

View this post on Instagram

SHE SAID YES!!

A post shared by Ardit Roshi (@arditroshi) on