Tronditëse/ Masivi i dheut e zuri poshtë gjashtë ditë më parë, gjendet i pajetë trupi i punëtorit 29 vjeçar Ardit Beshiri
Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur pas gjashtë ditësh trupin e pajetë të Ardit Beshirit. Manovratori 29 vjeçar ishte duke punuar në një kantier të hapur për zbulimin e kromit, në pronësi të një kompanie kineze në Klos, kur masivi i madh i dheut e zuri poshtë. Mesohet se jane gjetur pjesë të trupit të…
Dramë familjare në Tiranë/ I riu kanos burrin e motrës, i dërgon njerëz për ta rrahur
Efektivët e policisë të komisariatit numër 2 në Tiranë kanë nisur procedim në gjendje të lirë për një 29-vjeçar, pasi kunati i tij e ka kallëzuar për kanosje. Po ashtu policia sqaron se personi i proceduar ka nxitur dy shtetas për ta dhunuar burrin e motrës. “M. N., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur…
U kap me kokainë, arrestohet Ergys Isufi kandidati i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, tentoi të largohej
Sarandë-Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi. Burime bëjnë me dije se Isufit i është gjetur një dozë kokainë. Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë. ntv.al
Princ Harry dhe Meghan Markle largohen nga familja mbretërore
Duka e Dukesha e Sussex do të heqin dorë nga titulli i tyre e pavarësisht aludimeve javët e fundit, këtë herë gjithçka është konfirmuar.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari britanik Piers Morgan i cili ka publikuar në rrjetin social Twitter një letër të Harry dhe Meghan ku sqarojnë arsyet e largimit.
Këtë deklaratë ata më pas e kanë postuar në rrjetet sociale për të informuar të gjithë ndjekësit e tyre.
“Ne do të bëjmë një hap pas duke hequr dorë nga titulli si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe do të punojmë për tu varur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Mbretëreshën” -theksuan ata.
Më tej ata shtuan se do të mundohen të ekuilibrojnë kohën midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut por duke respektuar detyrat e tyre të vendosura nga Oborri Mbretëror.