“Më ka marrë malli”, aktori i njohur shqiptar i bën dedikimin emocionues gruas në emision
Një nga aktorët më të njohur shqiptarë, Erand Sojli, ishte i ftuar në ‘Soiree’ mbrëmjen e së mërkurës për të folur mbi ëndrrën amerikane. Përpos eksperiencave në vendin e tij, ai i është përkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës, duke rizgjuar interesin për teatrin dhe aktrimin. Teksa fliste për jetën atje, ai u shpreh se gruaja dhe fëmijët vazhdojnë të jetojnë në Amerikë, ndërsa ai është kthyer në Shqipëri. I pyetur nga Jonida Shehu nëse e ka marrë malli për bashkëshorten e tij, ai e ka pohuar, madje ka bërë edhe një gjest shumë emocionues për të.
“Do i thoja që e dua shumë dhe do i dedikoja një këngë”, është shprehur Erand Sojli, i cili më vonë u ngrit për të kënduar këngën “Dance me to the end of love” të artistit legjendar Leonard Cohen, dedikuar gruas së tij.