“Futja një botoks se je plakur”, Arbana Osmani i kthehet komentueses: Jam mirë, s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme

Arbana Osmani mbetet një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar. Gjithashtu deri tani mbetet ndër të vetmet që nuk ka bërë operacione plastike.

Kjo gjë iu është vendosur në dukje nga ndjekësit. Në një foto të publikuar në Instagram nga moderatorja e njohur, një prej tyre i shkruan se është plakur shumë dhe se ka nevojë për botoks.

“Je plakur shumë futja ndonjë botox,”– tha ndjekësja.

Arbana-2

Por Arbana iu është kthyer duke i thënë se është e kënaqur me pamjen e saj dhe se nuk ka vendosur filtrat e bukurisë së përjetshme.

“Jo mi mirë jam, thjesht s’kam vënë filtrat e bukurisë së përjetshme,”– u shpreh ajo.

Arbana-3