10 këshilla për të pastruar KARMËN tuaj dhe eleminuar mendimet negative
Karma: “Në terminologjinë fetare dhe filozofike indiane, fryt i veprimeve të kryera nga çdo qenie e gjallë, që përcakton një rilindje të ndryshme në hierarkinë e qenieve dhe një fat tjetër në jetën e mëvonshme”.
10 sekrete për të pastruar karma-n tuaj:
1.- Mësoni të qëndroni të qetë, edhe në kohëra trazirash të mëdha,
2.- Shmangni gjykimin e njerëzve të tjerë.
3.- Fokusojeni vëmendjen tuaj në gjërat që ju pëlqejnë më shumë.
4.- Ndaluni, është e padobishme të luftoni (mbani mend se është vetëm një provë).
5.- Kini shpresë, ajo që duket e vërtetë është vetëm një mendim i krijuar keq në imagjinatën tuaj. Ndryshojeni atë!
6.- Falni, çlironi e çlironi.
7.- Gjithmonë flisni pozitivisht.
8.- Meditoni të paktën dy herë në ditë. (5 minuta do të ishte një fillim i mirë).
9.- Përfytyroni situata të këndshme për ju dhe për të gjithë të dashurit tuaj.
10.- Dhuroni dashuri pa marrë parasysh atë që merrni mbrapsht.
jë ushtrim që mund të bëni për pastrimin e energjisë është të bëni disa meditime. Vendosuni në një vend të rehatshëm, me shpinën drejt, ulur ose shtrirë dhe pasi keni marrë disa frymë thellë, bëni lëvizje të ngadalta. Imagjinoni që një dritë vjollce depërton në kokën tuaj dhe ngadalë udhëton nëpër tërë trupin tuaj, duke e mbushur plotësisht me dritë. Tani ju mund të bëni një pastrim duke kaluar këtë dritë përmes secilës prej chakra-ve tuaja, duke filluar nga baza dhe duke ndjekur një lëvizje të ngadaltë dhe në rritje deri sa të arrini majën e kurorës.
Imagjinoni të jeni të mbështjellë në një flluskë të dritës vjollcë, duke ndjerë se si negativja kthehet në dritën më të pastër. Ju jeni ajo dritë, ju jeni transformimi. Tani trupi yt, kanalet e energjisë dhe aura juaj janë të pastra. / MeB