Zjarret në Australi i japin një pamje të frikshme qiellit në Zelandën e Re. Vesa Luma poston pamjet nga shtëpia e saj
Zjarret në Australi tashmë kanë djegur më shumë se 6 milion hektarë tokë, ekuivalente me një sipërfaqe dyfish të madhësisë së Belgjikës ose pjesën më të madhe të Irlandës.
Të paktën 23 njerëz kanë vdekur, dhjetëra të tjerë kanë humbur dhe të paktën 1.300 shtëpi janë shkatërruar. Gjysmë miliardë kafshë, përfshirë kafshë të egra dhe kafshët e fermave, vlerësohet të kenë vdekur.
Një kaos total në gjithë vendin sepse përtej shpalljes së vendit në Gjendje të Jashtzakonshme ende nuk po bëhet e mundur kalimi i situatës tragjike.
Pasojat e zjarreve të mëdha kanë arritur edhe në Zelandën e Re. Këngëtarja Vesa Luma ka postuar disa foto të qiellit në të dalë të shtëpisë së saj dhe siç shkruan edhe vetë pamja duket e frikshme.
Kujtojmë se prej disa kohësh Vesa, Big Basta dhe Lian i vogël jetojnë në Zelandën e Re.
/News31.al