‘Bëre lojë të ndyrë, s’ta jap as dorën’, plasi tek ‘Lufta e Nuseve’
Filloi mbrëmjen e sotme emisioni që e kemi pritur me padurim “Lufta e Nuseve”, një sfidë mes nuseve për dasmën më të bukur. Në puntatën e parë sfida u zhvillua mes tre çifteve shumë simpatik, Marina e Ndue, Algida e Algert dhe Antonela e Mition.
Marina dhe Ndue ishin çifti i parë që hapi siparin. Marina vinte nga Moldavia, por jetonte në Itali, ku ishte njohur me Nduen.
Algida dhe Algerti vinin nga i njëjti fshat dhe ishin njohur në një dasëm të përbashkët.
Ndërsa Antonela dhe Mitioni ishin njohur në Fier në të njëjtën kompani sigurimesh ku punonin. Madje Mitioni e kishte shok babain e Antonelës.
Pasi morën pjesë në dasmat e njëra-tjetrës, nuset dhanë komentet e tyre dhe vlerësimet. Në fund nusja nga Moldavia, Marina ia tha në sy dy konkurrenteve se kishin bërë lojë të pistë. “U pa në komentet tuaja zilia. Bëtë lojë të ndyrë. Kishit frikë mos humbnit dhe dhatë pikë të ulta”, u shpreh Marina.
Sfidën e fitoi Antonela dhe Mition, por Marina nuk ua dha dorën duke u shprehur: “Keni bërë lojë të ndyrë, s’ta jap as dorën”.