‘Mállkimi’ i shqiptarëve në Australi, dy baballarë vrásin vajzat, çfarë i shtyn t’ju heqin dritën e syve dhe t’ju presin në mes jetën…
Ngjarja e sotme, ku Osman Shaptafaj qëlloi vajzën dhe dhëndrin me ármë zjárri në përvjetorin e tyre të martesës, na risjell një tjetër ngjarje të rëndë në vëmendje.
Në më pak se një vit dy baballarë shqiptarë kthehen në lajmin kryesor të të gjitha mediave botërore. Kjo për asgjë më shumë e as më pak, por për vrásjen e vajzave të tyre… Ngjarja e sotme, ku Osman Shaptafaj qëlloi vajzën dhe dhëndrin me ármë zjárri në përvjetorin e tyre të martesës, na risjell një tjetër ngjarje të rëndë në vëmendje .
Më 24 korrik 2019, Petrit Lekaj vráu vajzën e tij, Sabrina sepse ajo kishte dalë me shoqet në një lokal nate. Sabrina ishte vetëm 20-vjeç dhe është e gjetur e vrárë në makinën e saj, nga ku policisë i është dashur të thyejë xhamat e makinës për ta nxjerrë.
Shoqet e vajzës e shprehën shqetësimin për fanatizmin e babait, pasi Sabrina iu kishte thënë se i ati mund t’i bërtiste kur të kthehej në shtëpi pas “Party-t”. Studentja e mjekësisë u gjet e vdekur brenda makinës “Mercedes Benz 2002”, ndërkohë që i ati, po provon manovra ligjore për t’ja hedhur drejtësisë australiane.
Ndërkohë që në vigjilje të vitit 2020, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Australi, në Melbourne. Osman Shaptafaj qëlloi të bijën dhe dhëndrin, pasi nuk mund të pranonte largimin e saj.
Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij. Fanatizmi dhe prapambetja duket se i shoqëron meshkujt shqiptarë përtej kufijve… Mallkim apo diçka më shumë?!
(F.g/dosja.al)