Ideja dhe skenari i Vezires në Portokalli është vërtetë për tu duartrokitur
Personazhi i Vezires është një nga më të spikaturit në “Portokalli” për shkak të mënyrës se si e percjell mesazhin te publiku shqiptar për çështjet aktuale në vend.
Sigurisht që ai nuk mund të mungonte dhe në spektaklin maratonë të ndërrimit të viteve.
Aktori Alex Seitaj solli në vëmendjen e shqiptarëve mbrëmjen e djeshme çështjen e diskriminimit.
Ai zgjodhi të këndonte këngën “This is me” dhe gjatë performancës, në skenë u bashkuan persona me aftësi të kufizuar, me sindromën Down, përfaqësues të komunitetit LGBT+, persona me origjinë afro-amerikane, si dhe të rinj me tatuazhe.
Ideja që Vezirja të jepte një mesazh të tillë ishte vërtetë për tu duartrokitur pasi personat e mësipërm trajtohen ndryshe dhe diskriminohen në shumicën e rasteve.
Teksti i pjesës është shkruar nga skenaristja Benada Mulla dhe duket se vargjet kanë arritur të përcjellim më së miri këtë mesazh./News31.al