Paparazi/ Rikthehet Olti Xhezo, 5 vite pas martesës në shoqërinë e…

Një vit më parë, Elona Varfi, bashkëshortja e Olti Xhezos, Mister-it të parë shqiptar të shpallur para 15 vitesh, rrëfeu te “Rudina” martesën e saj.

Varfi rrëfeu se si është njohur me Xhezon në Londër, ku studionin të dy dhe më pas vendosën të martoheshin. “Olti më kishte kërkuar me insistim që të kujdesej ai për udhëtimin.

U habita kur morëm rrugën për në aeroport, se nuk po e kuptoja ende ku ishte destinacioni surprizë dhe kur asistentja e linjës së fluturimit na dorëzoi biletat e na uroi rrugë të mbarë për Firence.

Në mbrëmje, në një restorant tradicional mbi 100-vjeçar, ndërsa unë po i tregoja se sa shumë më kishte pëlqyer surpriza që ai kishte organizuar, Olti më thotë qetësisht: ‘Kam dhe një surprizë tjetër për ty’.

Më nxjerr një kuti të vogël përpara dhe më thotë që ta hapja, brenda saj ishte unaza. U emocionova shumë”, tha Varfi.

Dhe pas shumë vitesh jetë si i martuar larg jetës publike, Olti fotografohet në Tiranë në shoqërinë e këngëtarit të njohur, Land Hysi.