FOTO/ Vjen për festa në atdhe, zhduket pa gjurmë 15-vjeçarja. Familja apel prekës: E panë afër një diskoteke, e morën me dhunë

Familja Zagori që jeton në Austri, zgjodhi Kosovën për të kaluar festën e Vitit të Ri. Por, ky pushim nuk doli ashtu siç e kishte planifikuar ajo.

Vajza e kësaj familjeje 15- vjeçare, Erisa është zhdukur dy net më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre dhe janë në pritje të një lajmi të mirë në 48 orët e fundit, shkruan Indeksonline.

“Herën e fundit që dikush e ka parë ka qenë afër diskotekës “Maroon” rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Na kanë thënë se e kanë marrë me dhunë, por nuk e di sa mund të jetë e vërtetë. Ajo me familje ka ardhur për pushime nga Austria pak ditë më parë”, ka thënë një familjare për Indeksonline.

CEED4E78-B551-4E4C-BC68-0E6F90F21D5E

Familjarët kanë lënë një numër kontaktues të telefonit dhe luten që të njoftohen në rast se dikush ka informacion për Erisa Zagorin, 15- vjeçaren e zhdukur.