E kuqe e nxehtë! Rihanna e nis vitin me të brendshme seksi
Rihanna e nisi vitin e ri me një fotosesion seksi për të prezantuar linjën e saj të të brendshmeve Savage X Fenty.
Këngëtarja, tani një bizneswoman, vuri në pah koleksionin e saj të të brendshme për Ditën e Shën Valentinit.
E veshur me stytjena të kuqe, në njërën prej fotografive, RiRi mban gjoksin me dorën e stolisur me bizhuteri.
Në një foto tjetër, 31-vjeçarja pozon në një kolltuk rozë e veshur me të brendshme, geta dhe taka të kuqe.
Rihanna na prezantoi me markën e të brendshmeve Savage X Fenty në vitin 2018, një vit pasi nxori kompaninë e saj të kozmetikës, Fenty Beauty.
Përveç ndërmarrjeve të biznesit, ajo është gjithashtu e zënë duke kaluar kohë me të dashurin e saj, biznesmenin saudit Hassan Jameel, me të cilin është në një lidhje që nga viti 2017.