‘Për pak thy qafën’, komenti i Krenar Çoçaj që acaroi Marina Vjollcën. Çfarë po ndodh mes moderatores dhe partnerit të Luanës

Festat e Vitit të Ri, dy motrat Marina dhe Luana Vjollca vendosën ti kalojnë së bashku me partnerët e tyre në Dubai.

Ato po i shijojnë në maksimum pushimet në vendin luksoz. Ndërsa kanë ndarë momente të relaksimit atje dhe me fansat.

Në një foto të publikuar nga Marina, e veshur me një fustan të zi shumë seksi, ra në sy komenti i kunatit të saj Krenar Çoçaj.

‘Për pak thy qafën,’– shkroi ai, duke e shoqëruar komentin me një emoji duke qeshur.

Ndërsa Marina iu përgjigjur: ‘Mos ma qaj hallin’, ku bëri edhe një emoji  të acaruar.

Kurse dollinë e ngritur duket se ia ka kushtuar motrës së saj Luanës, e cila e pyeti: Për mua?

Dhe moderatorja komentoi: ‘Për ty gjithmonë’.

12E4CE57-3CCD-438A-A3BA-59B83D538027