Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, zbulohet motivi i krimit makabër në familjen shqiptare
Një ngjarje e rëndë tronditi pak orë para ndërrimit të viteve Australinë, pasi një shqiptar i mori jetën vajzës së tij dhe dhëndrit.
Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës. Ndërsa pas krimit makabër Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.
Ndërsa mediat australiane kanë filluar të hedhin dritë edhe mbi arsyet e krimit të rëndë që tronditi vendin.
Daily Mail Australia shkruan se Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj, 55 vjeç. Një anëtar i familjes, i cili ka preferuar të mbetet anonim, tha që 25-vjeçarja kishte duruar një edukim “të vështirë’.
“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, është shprehur i afërmi.
Anëtari i familjes në një gjendje të rënduar foli pas spekulimeve për arsyet që çuan në vrasjen e çiftit të të rinjve shqiptarë.
Ai pretendon se vajza e vrasësit ishte larguar me guxim për të filluar një jetë të qetë me burrin e saj por që përfundoi në tragjedi pasi çifti u sulmua në shtëpinë e tij në Yarraville, Western Melbourne.
Si ndodhi ngjarja:
Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës. Ndërsa pas krimit makabër Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.
Babai i vajzës ka shkuar në banesën e çiftit, të cilët një natë më parë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.
Vajza humbi jetën në vend, ndërsa dhëndri ndërroi jetë një ditë më pas në spital, pasi u qëllua nga vjehrri.
Ndërkaq, mediat vendase raportojnë se në momentin e ngjarjes në banesën e çiftit ka pasur edhe mysafirë. Autori i krimit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën pasi tentoi të vetëvritej.
Ngjarja e rendë ka tronditur të afërmit. Ndërsa ende nuk dihet prej sa kohësh jetonin në Australi, autori dhe viktimat./abcnews.al