“Do na mungosh” – Luana braktis televizionin? Komenti i bashkëpunëtorit ngre dyshime

Me të mbyllur një vit goxha të suksesshëm nga ana profesionale, Luana Vjollca ka bërë valixhen gati e është nisur për Dubai së bashku me motrën Marinën, kunatin Getoar Selimin e me shumë gjasa dhe të dashurin e saj ende të pazyrtarizuar, Krenar Çoçaj.

Ata kanë pritur në qytetin arab ndërrimin e viteve, por ndërkohë, një detaj në profilin e saj në Instagram na ka bërë të dyshojmë mbi të ardhmen e Luanës në televizion.
00512798-71D0-4576-BAC9-6B5FBDF4687F

Në një prej fotove të postuara së fundmi, vihet re një koment i mikut dhe bashkëpunëtorit të saj, grimierit Arbër Bytyqi, i cili i komenton me një emoji të përlotur Luanës: “Do të na mungosh në TV zmr!”