Horoskopi i datës 5 janar 2020
Dashi
Dikush do t’ju afrohet me ndjenja të sinqerta, po ngadhënjimi nuk do të jetë i lehtë. Do të pretendoni gjithmonë shumë. Në horizont shquhen mundësi të mira profesionale, që duhen shfrytëzuar menjëherë. Mos lejoni t’ju ikë shansi!
Demi
Nëse mbani inat ndaj dikujt apo diçkaje, do të jetë më e zgjuar dhe e frytshme të përballeni me problemet dhe t’i tejkaloni. Bëni një zgjedhje të saktë me personat me të cilët rrini: jo të gjithë ju ndihmojnë të vlerësoni cilësitë e juaja.
Binjakët
Mirëpriteni krahëhapur forcën pozitive të Plutonit, që ju ndihmon të rinoheni dhe ta bëni jetën e juaj gjithmonë e më interesante dhe me më shumë avantazhe. Me Staurnin që nuk ju mbështet, do të jetë mirë të kufizoni lëvizjet dhe të gjeni zgjidhje efikase për t’u qetësuar.
Gaforrja
Gjatë ditës së sotme, forca e vullnetit të juaj do të vihet në provë. Kujtohuni për aftësitë që keni për të zbutur fërkime dhe zënka të mundshme. Qëndroni larg arrogancës dhe afrohuni sa më shumë që të mundeni një personi që ka nevojë për shumë vëmendje dhe mbështetje.
Luani
Plutoni do të bëhet nxitës i ndryshimeve pozitive edhe për shkak pozicionimit që krijon me Jupiterin dhe Saturnit. Do t’i kushtoni shumë energji miqësive. Do të fitoni pikë në sy të familjarëve me propozimet e juaja origjinale dhe të papritura.
Virgjëresha
Një mik i ngushtë do t’ju mundojë së tepërmi. Do të donit me të vërtetë ta kishit shmangur, por është një situatë nga e cila nuk mund të dilni, prandaj organizohuni. Radhitja e planeteve do t’ju mundësojë të keni një intuite të shkëlqyer.
Peshorja
Eprori juaj do që t’ju besojë një detyrë delikate dhe të rëndësishme. Tashmë e di që jeni disi kryelartë, por askush nuk e ka aftësinë e juaj! Me Venusin që bashkëvepron me Marsin, favorizohen në veçanti të gjitha veprimtaritë artistike dhe krijuese.
Akrepi
Kujdes nga krenaria e tepërt, që rrezikon të çojë në krizë edhe çiftet me lidhje të qëndrueshme që kanë kaluar vështirësi duke qëndruar dorë për dore. Mos u dëshpëroni më shumë sesa duhet. Dashuria e vërtetë kur të vijë do t’ju shfaqet me qartësi.
Shigjetari
Në punë do të keni sukses, duke zgjidhur edhe çështjet më të vështira. Gjallëria juaj do t’ju ndihmojë të nisni një plan ekonomik shumë fitimprurës. Mos e kërkoni në vend tjetër atë që mund të jetoni edne me partnerin. Bashkëbisedoni më shumë.
Bricjapi
Mos i dëgjoni mendimet e trishta që ndonjëherë ju vijnë në kokë. Mos i mendoni. Heshtja do t’ju ndihmë me siguri të rivendosni ekuilibrin e brendshëm. Jupiteri do që të jeni më të shëndetshëm, kështu që shmangni ushqimet e yndyrshme.
Ujori
Qëllime të mira ju mundësojnë të shprehni më së miri ide që do të jenë fituese. Me Jupiterin kundra Saturnit, mund të dalin probleme të fshehura, të mbajtura deri më tani nën kontroll. Por me pak durim dhe qetësi do të dini t’i kaloni lehtësisht.
Peshqit
Në dashuri preferoni qëndrueshmërinë sesa një aventurë të çastit, që do t’ju çonte ndoshta larg qetësisë. Do të keni një rizgjim të ndjenjave dhe pasioneve, që deri më tani i keni mbajtur të fshehta. Do ta keni rrugën e lirë për të përjetuar pasionin.