Horoskopi i datës 2 janar 2020
Dashi
Një ditë e bukur për ata që janë në një marrëdhënie në çift. Influenca negative e Neptunit nuk do të arrijë dot të prekë jetën sentimentale të çifteve sot. Beqarët do të kenë njohje me persona vërtet interesantë të cilët do ua mbushin ditën me emocione dhe lumturi.
Demi
Venusi do t’iu krijojë një ambient të ngrohtë dhe mjaft romantik për jetën tuaj në çift. Planet tuaja për të ardhmen do të shkojnë mirë dhe mund të bëni edhe ndryshime. Beqarët nuk duhet të gënjehen nga pamja e atyre që do takojnë, bëjnë mirë të tregohen të kujdesshëm në hapat që do të ndërmarrin.
Binjakët
Dashuria për të gjithë do të ketë prioritet gjatë kësaj dite. Mos i anashkaloni problemet e vogla, sepse do të keni vështirësi të mëdha më pas. Beqarët do të vazhdojnë ende të ëndërrojnë dhe të jenë në kërkim të personit të zemrës. Në planin financiar fati do të jetë me ju, do të keni mbështetjen dhe ndikimin pozitiv të yjeve.
Gaforrja
Nuk ju pëlqen aspak të qëndroni në qetësi dhe të prisni si do shkojnë gjërat ndërmjet jush dhe njeriut tuaj të zemrës, përkundrazi do të jeni plot energji dhe do e bëni më harmonik ambientin. Beqarët do të kenë takime interesante, me shumë mundësi do të takojnë edhe personin për të cilin janë duke pritur.
Luani
Për ata që janë tashmë në një lidhje të qëndrueshme do të ndodhin gjëra më serioze. Disa mund të vendosin të jetojnë bashkë e disa të fejohen. Beqarëve do t’u rrahë zemra fort për një person që do të takojnë dhe fillojnë të besojnë te dashuria me shikim të parë.
Virgjëresha
Lumturia në çift do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës së sotme. Venusi do e mbrojë lidhjen tuaj dhe do e shtojë komunikimin tuaj me partnerin/en. Beqarët nuk duhet t’i thonë “jo” takimeve, por nuk duhet të nxitojnë për të marrë vendime që lidhen me të ardhmen.
Peshorja
Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do përjetoni emocione të shumta. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të ndryshuar statusin, pasi kjo mund të ndikojë për keq në të ardhmen e tyre.
Akrepi
Ndikimi i planetëve do të jetë mjaft pozitiv sot për jetën tuaj në çift. Pritet një ditë e bukur dhe e mbushur me komunikim që do t’iu falë shumë lumturi. Beqarët të lodhur nga vetmia do tregohen mjaft joshës sot për të bërë për vete personin që pëlqejnë.
Shigjetari
Sot do t’i tregoni edhe njëherë tjetër partnerit/es tuaj sa shumë që e doni. Ai/ajo nga ana tjetër do të ketë menduar për një surprizë të madhe dhe emocionuese. Beqarët do të kenë takime interesante sot dhe për disa do vijnë mundësi të mira për të ndryshuar statusin.
Bricjapi
Veçoria më e mirë e jetës suaj në çift është sinqeriteti reciprok dhe bashkëpunimi. Menaxhojini mirë problemet që ju shfaqen dhe gjithçka do të shkojë sipas planeve tuaja. Beqarët do të përjetojnë emocione të bukura nga takimet që do realizojnë dhe në jetën e tyre mund të ndodhin edhe ndryshime pozitive.
Ujori
Probleme për ju të dashuruarit parashikohen gjatë kësaj dite. Kujdes me komunikimin dhe reagimet tuaja ndaj partnerit/es, sepse gjërat mund të përfundojnë keq. Beqarët do të preferojnë ta kalojnë kohën me shoqërinë e tyre dhe nuk do e kenë mendjen fare te dashuria sot.
Peshqit
Dita e sotme do të jetë më e favorshme për ju të dashuruarit. Partneri/ja ju ka përgatitur një surprizë që do t’iu falë emocione të bukura. Beqarët dotë realizojnë takime pa fund dhe do të argëtohen edhe me aventurat kalimtare. Tregohuni të matur me menaxhimin e të ardhurave.