“Nuk mbaj përgjegjësi për jetën personale të Zogut”, pas bisedave për shit-blerje vote Dajana parlajmëron: Nëse akoma nuk e dini…
Moderatorja e njohur Dajana Shabani ka qenë në qendër të mediave pas publikimit të disa bisedave me kolegun e saj Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës”.
Emri i saj është përmendur për shit-blerje votash, dhe lidhur me këtë çështje, ajo kam zgjedhur rrjetin social Instagram për të sqaruar situatën.
Në video-mesazhin e saj Dajana Shabani thotë se gjithçka është bërë për batutë mes kolegësh në emisionin e saj live dhe asgjë më tepër.
“Përshëndetje të dashur miq, ju marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim.
Ka një tendencë dashakeqe nga portalet që kur është arrestuar kolegu im, për të më lakuar me se s’bën emrin. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën personale dhe private të një kolegu.
Më pas po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë me përfshirjen time në shumë çështje.
Ju uroj gëzuar festat, faleminderit që më ndoqët dhe siç do thoshte një Miss “Paqe në Botë”, shprehet moderatorja.
Nga ana tjetër Dajana paralajmëron se me shkeljen e privatësisë do të merret avokati I saj.
“Me shkeljen e privatesise,dhe nxjerrje te bisedave private dhe kofidenciale,do merret avokati im! Se nese akoma nuk e dini,quhet shkelje e privatesise!!!!”
Por krahas këtij sqarimi Dajana ka zgjedhur që të mos lejojë fansat të mos komentojnë. Se përse ka zgjedhur që të mos lejojë komentet kjo ende nuk dihet!
https://www.instagram.com/p/B6qQrsxA5cc/?utm_source=ig_embed