“Hajd se derdhesh shpejt ti”, zbulohet ‘DASHNORI’, ja modeli që ishte në lidhje me Zogun e Tiranës: Bebi, më merr një krem…
Franci Popoçi, 20 vjeç, është i riu që rezulton se ka qenë në një lidhje stabël me “Zogun e Tiranës”, i cili tanimë do e kalojë vitin e Ri në qeli, pas akuzës për shfrytëzim prostitucioni. Popoçi, i prezantuar në emisionet e televizioneve kombëtare si një model me perspektivë të lartë përpara, më 21 qershor 2019, sipas të dhënave të publikuara sot nga gazetari Elton Qyno, zhvillon një bisedë të “nxehtë” me Nikajn. Zogu e cilëson modelin që në dosje është identifikuar si F.P, si “dashnorin e tij personal”. Komunikimet tregojnë se Hermes Nikaj, në disa raste hyn dhe vetë në lojë, duke kryer herë pas herë marrëdhënie seksuale me një djalë të njohur në Tiranë, model, me inicialet F.P, të cilit i thërret “Dashnor”.
Biseda mes tyre është kjo:
Zogu: Hajt se derdhesh shpejt, sa ta fusin këto se je maestro ti, hec se s’ta qaj hallin.
Zogu: E di unë e di. Hajt se shifna në darkë, o zemër mos harro ma merr një krem trupi, shpirtit tat.
Modeli: Po ta marr tani.
Zogu: Mirë bebi, hajt se shifemi në darkë…
Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe sèks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me Artur Gjinin nga Mamurrasi në momentin që është arrèstuar. Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar, ndërkohë që dëshmia e D.N, vajza e cila u kap me Nikajn dhe Gjinin në autostradë ka zbuluar të gjithë skemën e prositucionit që kryesohej nga “Zogu “.