Foto/ Jeta luksoze e gruas së shqiptarit që u vra në Londër
Shqiptari Flamur ‘Alex’ Beqiri u ekzekutua me armë zjarri, teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Londër. 36-vjeçari po kthehej në shtëpi me gruan e tij Debora Beqiri dhe fëmijën, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë.
Sipas “Daily Mail”, Beqiri u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016.
Në disa foto të siguruara nga mediat online, shihet Debora duke festuar me këngëtaren e njohur shqiptare, Rita Orën. Mësohet se Rita dhe familja e saj janë miq me familjen Beqiri dhe kjo dëshmohet edhe nga festat e përbashkëta./Gazeta Liberale