I lidhur me bandat shqiptare në Suedi, si u vra vëllai i modeles

Producenti i njohur Flamur Beqiri është ekzekutuar ditën e Krishtlindjes, në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes. Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e tij.

Sipas MailOnline, ekzekutimi i Beqirit ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave shqiptare në Suedi, ku ai dikur ishte një nga më të kërkuarit.

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea. Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte.

“Policia në Suedi është duke punuar me Scotland Yard për rastin sepse ‘disa’ nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë”, i tha një burim gazetës Sydsvenskan në Malmo.

Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi.

Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.

Shoku i tij Naief Adawi, 33 vjeç, u vu në shënjestër të një sulmuesi sirian para një dyqani në Malmo në gusht. Grabitësi i dënuar i bankës ia dorëzoi foshnjën e tij dy muajshe gruas së tij Karolin Hakim, 31 vjeç, dhe iku. Zonja Hakim u qëllua në kokë, por fëmija dhe babai i saj mbijetuan. Naief u burgos me tetë vite për një grabitje prej 7 milion dollarësh në Danimarkë në vitin 2008.

Për vrasjen e tmerrshme që ndodhi, Jamie Stevenson, nga Komanda e Specialistëve të Krimeve, tha: “Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili është motivi që mund të ketë çuar në ekzekutimit të tij, në një mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij. Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po ruhen nga oficerë të specializuar. Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën pas një mbrëmje, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij”.

Një makinë u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po siguron banorët e Battersea se nuk ka ndonjë rrezik tashmë nga personi i armatosur.

Flamur Beqiri, i njohur si Alex është vëllai i modeles së njohur Mise Beqiri, e cila ka qenë e martuar me futbollistin e Manchester United, Anders Lindegaard por martesa e tyre nuk funksionoi./Gazeta Liberale

Flamur-2 Flamur-3 Flamur-4 Flamur-5