Të lodhur nga Brexit? Australia, ejani këyu tek ne

Kylie Minogue, është imazhi i fushatës së re publicitare të turizmit australian, një fushatë kjo 15 milionë dollarëshe, e lançuar pikërisht ditën e Krishtlindjes dhe që i drejtohet veçanërisht publikut britanik.

Ylli i popit, e lindur 51 vite më parë në Melburn, është protagoniste e një spoti publicitar të filmuar në disa lokalitete të ndryshme.

“Të negociosh marrëveshje të vështira tregtare është stresuese, por shikoni këtu, ne kemi diell, plazhe dhe njerëz simpatikë, dhe flasim edhe të njëjtën gjuhë, përveç bashkëtingëlloreve, kuptohet”, thuhet në videon që i referohet brexitit dhe theksit australian, që ndryshon ndjeshëm nga ai anglez.

E quajtur matesong, kënga e mikut, ky është investimi më i madh publicitar i ministrisë australiane të turizmit në një dekadë dhe në të shfaqen këngëtarja Kylie Minogue, ish kampioni i kriketit Shane Warner, kampioni olimpik i notit Ian Thorpe, tre mes australianëve më të njohur në Angli, por edhe një kangur dhe një koala.

Top Channel