Gena shpërthen pas festivalit: E bërë me qëllim, 10 sekonda para se të dilja në skenë…

“Festivali i Këngës” vazhdon të jetë tema më e komentuar ditët e fundit. Këtë herë vëmendja është shkëputur nga Elvana e Arilena pasi Gena ka bërë një akuzë duke u shprehur se në festival nuk ka pasur barazi dhe drejtësi.

Në një postim në Instagram Gena, kënga e të cilit u pëlqye shumë nga publiku, thotë se 18 prej artistëve nuk iu ofrua asnjë komoditet dhe kishin probleme teknike.

Gena tregon se 10 sekonda para se të dilte në skenë ka kuptuar që diçka nuk shkonte mirë dhe lë të kuptohet se ia kanë bërë me qëllim.

Postimi i plotë i Genës:

“Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga! Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi… Po nuk ndodhi ashtu….

Probleme te jashtzakonshme teknike…Probleme qe nisen qe ne prova por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist.Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti!

Dua te ndaj me ju nje shqetesim…

Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale.Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim.Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim!

Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit… Megjithate jeta vazhdon.. Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft!”