Olsi Bylyku flet për partneren: Është xheloze, në fillim sherri zgjaste 2-3 ditë
Një nga çiftet e rinj dhe më simpatikë të showbiz-it është Olsi Bylyku me partneren e tij, Egli. I ftuar së fundmi në ‘Glamour Zone’, aktori i humorit ka treguar si ka qenë lidhja në fillimet e saj. “Është xheloze, në fillim të lidhjes sherri zgjaste 2-3 ditë keq fare. Shpatë ajo, shpatë unë, bazukë ajo, bazukë unë. Por tani kemi kaluar kohë dhe e njohim njëri-tjetrin, e di cilat janë veset e saj e cilat nuk janë. Unë nuk i kam pasur kurrë ves tradhëtitë se tradhtia është punë vesi. Personat që e kanë, sado të mundohesh ti ai do ta bëjë”, u shpreh Olsi. Kujtojmë se aktori është pjesë e kastit të ‘Klanifornia’ dhe së fundmi ka luajtur në filmin “Falco” të Bes Kallakut.