Marina Vjollca në hall të madh me vjehrrën: Kur vjen në shtëpi…
Marina Vjollca e ka mbajtur larg medias marrëdhënien e saj me vjehrrën.
Por Marina, e cila është moderatore e “Klanifornia Show” është bërë pjesë e një skeçi ku gratë ankohen për marrëdhëniet e tyre me prindërit e bashkëshortit.
Kur i erdhi radha Marinës për të treguar problemet me vjehrrën, tha duke qeshur se kur ajo vjen në shtëpi nuk largohet për 3 muaj.
Ndërsa shtoi se ishte e lumtur për faktin se vjehrra kishte ditën e saj të fundit të qëndrimit në shtëpinë e saj dhe do të largohej.
“Mua kur i vjen vjehrra në shtëpi më qëndron tre muaj. Jam e lumtur sepse është dita e fundit, nesër ikën,”– tha moderatorja në skeç.