“Skanerë, dhimbje dhe shumë lot”, Madonna anulon koncertet: Nëse performoj trupi im…
Madonna ka anuluar koncertin e saj të fundit të turneut Madame X për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që ndjeu. Këngëtarja u tha fansave se kishte filluar të qante ndërsa po performonte në një shfaqje në Miami disa ditë më parë për shkak të dëmtimeve.
Ajo postoi një video të performancës në Instagram, duke shkruar: “Ndërsa po ngjisja shkallët për të kënduar Batuka mbrëmjen e së shtunës në Miami po qaja për shkak të dhimbjeve që kisha nga dëmtimet, që kanë qenë të papërshkrueshme gjatë ditëve të kaluara.”
Madonna anuloi datat e turneut në fillim të këtij muaji por rrëfeu se vendosi të perfromonte pavarësisht dhimbjeve.
Por më pas u bënë të padurueshme duke e detyruar të ndryshojë mendje.
Mbretëresha e popit shkroi: “E konsideroj veten një luftëtare që nuk dorëzohem kurrë, nuk heq dorë kurrë! Por këtë herë më duhet të dëgjoj trupin tim dhe të pranoj se dhimbja e madhe është një paralajmërim. Më vjen keq për fansat e mi që anulova shfaqjen e fundit.”
Madonna shtoi se dy ditë e fundit i ka kaluar me mjekët.
“Kam kaluar dy ditët e fundit me mjekët. Skanerë, ultra tinguj dhe shumë lot. Ata më paralajmëruan se nëse do vazhdoj turneun do ketë dëme të pakthyeshme për trupin tim,”- përfundoi ajo.