Koment nga Pandi Laço, për Festivalin e 58-të!

Nga Pandi Laço

Mes dyzimit te shfaqjes se një opinioni dhe heshtjes, si autor këngësh e producent spektaklesh, edhe ketë here zgjodha rrugën e pare.

Vjet, një status lidhur me këngën, u keqkuptua e keqinterpretua edhe nga disa profesioniste te muzikës. Shpresoj qe ky status te kuptohet drejt.

T’i kuptosh gjerat gabim nuk përben ndonjë mëkat te madh. Përkundrazi ! Urrejtja, fudullëku, indiferenca, janë disa nga shtate mëkatet kapitale. Kështu qe unë po vendos ta çliroj veten nga mëkati i indiferencës, duke hedhur disa mendime. Te tjerët le ta çlirojnë nga mëkatet e tjera nëse i ndjejnë sadopak ne ndërgjegje. Nuk i jap te drejtën vetes te gjykoj te tjerët, por jam i përgjegjshëm për këto qe shkruaj.

Kur vjen Festivali, njerëzit dhe publiku presin mrekullinë. Presin festen e fundvitit qe ka qene mësuar ta konsumojnë bashke me gjelin e Vitit te ri. Presin këngë qe te këndohen te nesërmen e prezantimit ne skene. Por kjo s’do te ndodhe me kurrë..! Me ritmin frenetik qe ka jeta sot, askush mos pretendoje qe te dëgjoje një zë si atë Vaces apo Toninit, te shohë një buzëqeshje “ujë e sapun” si te Parashqevise, apo fytyre engjëllorë te Adriana Cekos.

Ekzigjencat kane ndryshuar. Normalisht edhe pritshmëritë nga figurat e ekranit, artiste, interpretues, moderatore, janë krejt ndryshe.

Mediat, portalet, zërat qe dëgjohen sot janë te amplifkuara ne krahasim me dikur. Dikur , nje spektator mund te diskutonte shijet e tij me shoqet e klasës apo me disa pjesëtarë te “kolektivit” te punës. Sot edhe njeriu me i painformuar e me profan, mund te beje nje koment e te kete publikun e tij.

Kështu , “Tam-tam”-i dhe gjylet ndaj Thomait e Veres, sot dëgjohen shume me tepër. Ndërkohë qe nje kohe , mjaftonte vetëm një gjyle te binte. Si ne Festivalin e 11-te ! Ajo te shuante me fis e me fare. Sot gjylet janë qindra, po efekti I tyre është me I shkurtër se ai I fishekzjarrëve te natës se vitit te ri.

Megjithatë, mundohemi te shkëputemi nga Festivali, se fundi i fundit aty 20 kënge këndohen.

A te vijme ne thelbin e ceshtjes? A te flasim pak per nje te vertete te hidhur?

Kenga shqiptare po perjeton prej vitesh nje krize ! Kur them kenga shqiptare, nenkuptoj kenga qe ka nje identitet. Dikush mund te me sjelle argumentin se gjithshka eshte globalizuar, keshtu qe edhe ne si te gjithe.

Ne fakt nuk eshte keshtu!

Kenga vertet eshte 3 minuta, por permbajtja e saj, eshte si nje film, si nje tregim, si nje roman, si nje veper e artit figurativ. Pra duhet te thote dicka. Nese e pranojme kete gje, une me bindje mund te them se kenga eshte ne krize te thelle madje. Vetem xixellonja te vogla artistike mund te shoh ne kete terr te kenges . Nje Vlashent qe don “Me jetu” e nje Bojken qe thote “Malasin” e ndonje tjeter, jane te paperfillshem ne nje panorame kaq te madhe te muzikes shqiptare.

Meqe shpesh I referohemi Festivalit te Sanremos, kenga e fundit fituese “Soldi”, ka nje fill e nje mesazh, po ashtu ajo e Ermal Metes e Fabrizio Moros, “Non mi avete fatto niente” , apo Francesco Gabbanit “Occidentali’s Karma”.

Per nje lexues me te gjere – qe s’i ka degjuar me ate vesh keto kenge, tema e braktisjes se familjes, njeriut te dhene vetem pas parase, tema e terrorizmit dhe frikes prej tij, jane vetem disa pjeseza nga tematika e oqeanit qe mbulon muziken.

Kenga eshte muzike e vargje.

Sot kemi, pothuaj asnje mesazh, e gjithshka pastaj ndjenja e perceptime krejt te siperfaqshme.

Varferi në ide, pak inovacion, pak eksperimente artistike, ne muzike e orkestracion jo e jo, po as ne vargje .Per sa kohe qe kenga do realizohet sic prodhohet nje “Molto chipita”, me loop-a dhe beat-e, e do kete varferi idesh ne permbajtjen e teksteve, figuracione te varfera, shpesh vulgare e banale, fjali te sterperserituara, plot e perplot me zanore qe tju tingellojne vokalicave dhe kengetareve, kjo histori do vazhdoje… Ama keshtu kenga nuk ben dot histori.

Degjuesi I thjeshte, ne perditshmerine e halleve qe ka, sot mund te kete pak kerkesa ndaj vetes. I mjafton thjesht nje melodi e nje ritem per tu argetuar. Per kete mase degjuesish, ka boll muzike. Ata thone kollaj ” zemren ma me thy”, e po “plas”. Po degjuesi nuk eshte nje. Turma eshte nje !

Po me sa duket Kenga jone, po perjeton krizen e vete shqiptareve…

Normalisht ne periudha krizash, arti del mbi te, jo vetem duke vene gishtat mbi plage, pse jo edhe duke reaguar.

Pervec krizes se pergjithshme, varferise ekonomike, PPP-te, kriza shpirterore, njeriu qe ka humbur orientimin, i deshperuar, me sa duket jane pasqyra ku kenga shihet cdo dite ne mengjes, verdalloset gjithe diten ne bar-e, ben llogje e llogje pafund, dhe bie te flere ne darke pa shkruar asgje ne ditarin ne saj./dritare.net

Marrë nga facebook-u i autorit.