Mos vallë Luana sapo na tregoi se në emisionin e datës 1 janar do të ketë plot 30 të ftuar?
Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka zbuluar me anë të videove të ndryshme në ‘Instagram’ se këto ditë kanë qenë mjaft të ngarkuara për të me xhirime. Së fundmi ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’, krah të cilës ka shtuar se për emisionin e datës 1 janar, ‘Shiko Kush Luan’ do të ketë më shumë të ftuar se zakonisht.
“30 artistë. Si asnjëherë më parë”, ka shkruar Vjollca krah fotos ku duket se është duke u përgatitur për në studio, e veshur me një fustan të gjatë. Nuk dihet ende çfarë detajesh të tjera ka menduar Luana për teleshikuesit në datën 1 janar, megjithatë të gjithëve u duhet vetëm të presin./revistawho.com