Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i princeshës së Norvegjisë

Ari Behn, ish-dhëndri i mbretit të Norvegjisë, ka vdekur në moshën 47-vjeçare. Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i tij. Behn, autori i disa romaneve dhe shfaqjeve, u martua me princeshë Martha Louise në 2002, por çifti u divorcua dy vjet më parë.

“Jemi shumë të trishtuar që nipërit tanë humbën babain e tyre të dashur”, tha mbreti Harald dhe Mbretëresha Sonja për Behn në deklaratën e tyre zyrtare./E.B-dritare.net