Rudina përlotet në studio nga surpriza e bashkëshortit dhe të bijës
Emisioni “Rudina” në ditën e Krishtlindjes është gjithmonë e veçantë. Këtë vit, tema që Rudina zgjodhi të diskutonte me të ftuarit e saj ishte “Mirënjohja, ndjenja sublime që na bën të lumtur”.
Ajo kishte përgatitur disa surpriza për të ftuarit e saj, por qershia mbi tortë ishte surpriza që i bënë stafi, bashkëshorti dhe e bija moderatores shumë të dashur. Stafi i kishte përgatitur një video me fansat nëpër botë të cilët e falenderonin për emisionin. Bashkëshorti i Rudinës i dërgoi asaj një buqetë me lule ndërsa Mia i dhuroi një luledielli me një kartolinë brenda një zarfi të mbyllur me një lule dele ashtu siç do të thotë edhe emri i saj, Mia. “Mami të dua” kishte shkruar Mia e cila ka vetëm pak kohë që ka filluar të shkruajë fjalët e para.
Rudina u emocionua dhe shpërtheu në lot. A mund të kishte surprizë më të bukur për të? /Kids’ Time