Reagimet e Olta Bokës për Festivalin e Këngës, janë tërësisht ndryshe nga të gjithë!
Festivali mbaroi, fituesja u shpall, e tani ajo që na mbetet është të merremi me post-festivalin. Reagimet, hatërmbetjet, kujt iu bë qejfi e kush u mërzit. Këto të fundit janë të shumtë, por si Olta janë të paktë. Olta Boka, konkurroi me këngën, “Botë për 2”. Pas 12 vjetësh ajo u rikthye në skenën e Festivalit të Këngës.
“Pas 12 vitesh u riktheva ne skenen e festivalit te 58 dhe kuptova qe me kish marre malli. E mbushur me emocione dhe pergjegjesi, kjo sfide me rikujtoi dashurine per skenen dhe duartrokitjet e ngrohta. Premtoj qe nuk do te mungoj më ne vazhdim.
Sido qe te shkoje, jam tejet krenare qe kete kenge te ndjere dhe sfiduese e kam ne repertorin tim”, u shpreh ajo në natën e parë të festivalit.
Ndërsa mbrëmë në natën finale, Olta, në ndryshim nga gjithë të tjerët, nuk lavdëroi këngën e saj, por tha që çdo kush që do të prekë skenën e Eurovizionit, ta shijojë deri në maksimum këtë eksperiencë. Olta ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion në 2008.
Ndërsa sot, në story-t e Oltës, nuk ka sharje, kritika, as lavdërime edhe pse nuk mori asnjë çmim. Thjeshtë postime, ku ajo shfaqet e ëmbël, dhe e lumtur për këtë eksperiencë./L.F-dritare.net