Reagon motra e Elvanës pas zhgënjimit në “Festivalin e Këngës”
Shumëkush mendonte se fituese e “Festivalit të 58 të RTSH-së” do të ishte Elvana Gjata, pasi emri i saj kishte kohë që po lakohej në media.
Por trofeun e rrëmbeu Arilena Ara me këngën “Shaj”. E këtë Elvana si duket nuk e ka pritur aspak mirë.
Kjo u reflektua qartë në fytyrën e këngëtares, kur iu thirr emri si fituese e vendit të dytë. E menjëherë pas kësaj është larguar nga skena e as në post-festival, ku ishin të ftuar edhe fituesja e vendit të tretë Sara Bajraktari dhe triumfuesja Arilena Ara.
Por pas përfundimit të festivalit ka reaguar Migena, motra e madhe e Elvana Gjatës e cila ka qenë në sallë për ta ndjekur atë.
“Ti fitove turmën, ti fitove zemrat e njerëzve, siç ke bërë gjithmonë, për të paktën 15 vitet e fundit”, shkruan Migena teksa publikon një video në Instagram. /Gazeta Liberale