Mihrije Braha nuk i fal vetëm diçka Naimit në lidhjen në çift
Mihrije Braha dhe Naim Abazi festuan 35-vjetorin e tyre të dashurisë në fillim të muajit dhjetor. Në “Shiko Kush LUAN”, ata rrëfyen disa detaje nga romanca mes çiftit, ndërsa në “Ndaje ose haje” ka qenë radha e Mihrijes për t’iu përgjigjur një pyetje rreth bashkëshortit.
Cilat do të ishin rrethanat që do ta çonin drejt ndarjes këngëtaren nga Naimi? Ka diçka që Mihrija nuk e toleron në një lidhje dashurie dhe që do t’u bënte shkas për përfundimin e marrëdhënies. “Tradhëtinë nuk e fal, vetëm”, është përgjigjur ajo, duke e bërë të qartë se kjo është e vetmja arsye që do ta ndante nga bashkëshorti.
E pas më shumë se tre dekadash sëbashku, vështirë të mendohet se do të vijë ndonjëherë përfundimi i një dashurie si ajo e Mihrijes dhe Naimit, apo jo?