Robert Berisha ironizon Arilena Arën pas fitores: E ke meritu me tana (Foto)

Pas natës finale të Festivalit të këngës në RTSH, ku fituese u shpall këngëtarja e njohur Arilena Ara, ka pasur shumë reagime, pasi ndërkohë që pritej  të përzgjidhej Elvana, fitorja e Arilenës ishte një surprizë.

Por paçka se u përfol  gjatë se Elvana Gjata do  fitojë për të përfaqësuar Shqipërinë edhe  në Eurovizion, kënga e Arilenës sfidoi këngën “Me Tana”.

Ndërkohë pas kësaj fitoreje ka pasur  shumë reagime nga personazhe të tjerë të njohur dhe kolegë që ishin pjesë e festivalit.

Rob-2

Këngëtari i njohur, kosovar Robert Berisha ka mbështetur Elvanën, duke thumbuar Arilenën për fitoren e saj me “ironizim”, ku në postimin që këngëtarja ka publikuar me kupën në dorë, ai ka shkruar: E ke meritu me tana.

Koment ky që përfshin dhe titullin e këngës së Elvanës, duke ironizuar kështu Arilenën, pasi ai në finale mbështeti Elvana Gjatën, dhe jo  Arilenën.

Festivali i 58 i Këngës në RTSH u fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata, me një këngë ritmike që titullohej “Me tana”.