Fotot nga paparazi/ Eni Çobani e mbuluar me xhup, ende s’ndihet elegante pas dobësimit

E ka marrë seriozisht dobësimin, por ende s’ndihet gati. Juristja e njohur për publikun shqiptar, Eni Çobani, pak kohë më parë mori një vendim të rëndësishëm për veten.

Ajo publikoi në rrjetet sociale një foto ku tregonte se këtë herë e kish marrë seriozisht dobësimin.

“E vështirë, por jo e pamundur”, shkruante ajo krah fotos, ku duket teksa stërvitet.

Eni-2

Por në daljen e fundit publike në ndarjen e çmimeve “Kult”, ajo sërish është shfaqur e mbuluar me një xhup të gjatë që i mbulon komplet linjat, gjë që tregon se ajo nuk ndihet ende gati të ekspozojë format pas heqjes së disa kilogramëve. /Panorama Plus