Nisur nga reagimi i Olti Currit, a u gënjye vërtetë për performancën e Giusy Ferreri në natën e dytë të “Festivalit të Këngës”?
Që në fillim kur u lançua për herë të parë pjesëmarrja e artistes së njohur Giusy Ferreri si e ftuar speciale në “Festivalin e Këngës” nuk ishin të paktë ata që mezi pritën të njiheshin me ditën kur ajo do të performonte për të marrë biletat në mënyrë që ta ndiqnin live.
Në artikujt e shpërndarë në portale të ndryshme, si dhe në versionin online të ‘RTSH’-së u bë me dije se Giusy Ferreri do të performonte natën e dytë të Festivalit, pra respektivisht të premten.
Me të drejtë, blogeri Olti Curri ishte i pari i cili njoftoi në platformat e tij sociale se ekzistoi një ngërç lidhur me të ftuarën duke qenë se ajo nuk këndoi në natën e dytë. Ose diçka teknike ishte bërë shkak që Giusy Ferreri të mos performonte të premten ose në të kundërt e gjithë situata duhet të ketë qenë një ‘rreng’ i produksionit për të shitur sa më shumë bileta natën e dytë.
Ndiqni storyt e Olti Currit për më tepër:
Megjithatë, blogeri nuk ka qenë i vetmi i cili e ka vënë re diçka të tillë. Teksa Alketa Vejsiu ka shpërndarë një foto me Giusy Ferreri në provat e finales në Pallatin e Kongreseve të shumtë kanë qenë komentuesit të cilët e kanë akuzuar për mashtrim. Nisur nga numri i shumtë i komentuesve, Alketa ka vendosur të kthejë këtë përgjigje:
Si qëndron e vërteta? Alketa Vejsiu nuk e ka shprehur vetë në Festival se Giusy Ferreri do të këndonte natën e dytë, megjithatë, renditja në promon e Festivalit të performancave Mahmood- Giusy Ferreri-Eleni Foureira të jep idenë se Giusy do të këndonte natën e dytë, shtuar këtu faktin që edhe RTSH e publikoi të tillë lajmin. Llogaritë bëjini vetë.